06 Maj 2024

Kuçi: Nëse hyn në fuqi Kodi Penal, jap dorëheqjen

Prishtinë, 27 prill - Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi është shprehur se do të japë dorëheqje nëse do të hynte në fuqi Kodi i ri Penal ndërsa ka kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga që të mos e nënshkruajë atë.

\"Duke shprehur keqardhjen për shqetësimin tuaj lidhur me nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal dhe që një kod shumë modern ka rënë nën hijen e këtyre dy neneve, theksoj se kur kam nënshkruar heqjen e neneve 37 dhe 38 nga ky kod, e kam menduar këtë me bindje, pasi për mua rendi dhe ligji, mediat e lira dhe shoqëria civile, janë parametra të zhvillimit demokratik të vendit.\"

Sipas tij duhet të hiqen dy nenet 37 dhe 38 të këtij kodi, duke i cilësuar këto dy nene të papërshtatshme. 

Andaj, Kuqi ka ftuar Presidenten e Republikës së Kosovës që t’i kthej këto dy nene.

Dhe nëse ajo sipas tij nuk i kthen, unë do ta amandemantoj Projekt-Kodin pa këto dy nene dhe do ta dërgoj prapë në Kuvend, sepse për këtë ka kohë, ngase kodi nuk hynë në fuqi para 1 Janarit 2013.

Po ashtu, ai ka theksuar se me tërë autoritetin e tij politik dhe njerëzor do të loboj në Kuvend që të hiqen këto dy neneve.

\"Nëse Kuvendi nuk i amandemanton këto dy nene dhe Kodi hynë në fuqi me këto dy nene, kështu si janë sot, unë atë ditë do të jap dorëheqje nga pozita ime si Ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Qeverisë, ngase nuk dua të jem personi që kufizon apo jep përshtypjen se kontribuon në kufizimin e lirisë dhe punës së mediave të lira dhe të pavarura, në funksion të interesit publik.\"

\"Këtë e bëjë edhe si akt moral, ngase një kohë, gati dy vite, në fillim të viteve të 90-ta, kur mungonte edhe liria e Kosovës, unë si Kryeredaktor i gazetës “Bota e Re”, jam përpjekur për lirinë e mediave të vendit tim edhe nën okupim, ngase kam menduar se këto dyja shkojnë bashkë dhe kanë kuptim kur veprojnë njëkohësisht dhe të plota\", ka thenë në fund Kuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)