14 Maj 2024

Kuçi: Në komunat veriore të Kosovës të sundoj ligji dhe rendi

Prishtinë, 17 gusht - Zëvedëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk ka mundësi të ndodh zgjidhje kompromisi sipas së cilës veriu i Kosovës njëkohësisht do të ishte pjesë e Serbisë dhe pjesë e Kosovës.
 
“Duam që në komunat veriore të Kosovës të sundoj ligji dhe rendi. Për këtë jemi të gatshëm që të dëgjojmë me seriozitetin më të madh preokupimet dhe kërkesat e qytetarëve serbë të cilët jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë Kuçi për të përditshmen serbe “Politika”.

Sipas tij, politika e gabuar e udhëheqjes serbe, elitës kulturore dhe akademike nga vitet e 90-ta, nuk munden sot të përmirësohen me kompromisi në dëm të popullit të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pritet përmbyllja e mbikëqyrjes së saj”, ka thënë Kuçi.

Ai ka ftuar që me kujdes dhe pa paragjykime të lexohet Pakoja e Martti Ahtisaarit, e cila përfshin gjerësisht interesat e serbëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)