28 Prill 2024

Kuçi: Në kabllogramet e Wikileaks, ka edhe trillime

Prishtinë, 7 shtator - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar për publikimit e kabllogrameve nga Wikileaks, të marra nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Ditë më parë nga disa kabllograme është shkruar se Kuçi ka kërkuar largimin e disa individëve nga PDK.

Ai përshkruhet t`i ketë thënë në atë kohë zyrtarëve të Ambasadës Amerikane se PDK-ja do të duhej të zëvendësonte disa deputetë, siç ka thënë Kuçi, ata kanë zënë karriget vetëm për shkak të meritave në luftë.

Por, ndaj këtyre pohime Kuçi ka deklaruar se ka të vërteta se ka kërkuar reforma në PDK, por sipas tij ka edhe trillime pasi s`ka përmendur kurrë emra, ashtu siç thuhet në këto dokumente.

“Emrat e përmendur janë miq të mi personal, dhe ata të përmendur nuk qenë pasiv kurrë, përkundrazi kanë qenë hiperkativ në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa do të thosha edhe këtë, se raporti me luftën është ajo që më ka lidhur me PDK-në, dhe unë do të thosha se këto gjitha që shkruhen janë trillime”, shprehet Kuçi.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)