10 Maj 2024

Kuçi: Ministria e Drejtësisë është e hapur për shoqërinë civile

Prishtinë, 2 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në prezantimin e “Fletushkave të Drejtësisë”, volumi 1,2,3 dhe 4, i bërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Në këtë prezantim, Zëvendëskryeministri Kuçi para të pranishmëve u paraqitë me një fjalim ku tha:

“Me lejoni të ju falënderoj për ftesën që ma keni bërë në promovimin e këtyre botimeve që janë të dobishme dhe të nevojshme jo vetëm për komunitetin e juristëve por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me vjen mirë që keni zgjedhur pikërisht drejtësinë për ta afirmuar më shumë drejtësinë për mesë këtyre fletushkave. Dua të ju falënderoj për punën që keni bërë deri me tani dhe po ashtu, dua të ju them se jam ndjerë mirë kur kamë parë se në këto fletushka nuk ka vetëm temat tradicionale që kanë të bëjnë me drejtësinë, siç është pavarësia e gjyqësorit etj., por kësaj radhe kemi edhe tema lidhur me institutet e reja që janë venë në legjislacionin tonë dhe që kanë filluar të implementohen në Kosovë, sikur që janë Noteria, Arbitrazhi e Ndërmjetësimi.

Natyrisht ne si institucione jemi të ngarkuara gjithmonë të funksionalizojmë sa me shumë sisteme dhe të përpiqemi brenda këtij sistemi t’i japim qytetarëve mundësi të mëdha që ata të kenë qasje të drejtpërdrejt.

Në anën tjetër, shoqëria civile është pjesë e pandarë që nga koha e hartimit të legjislacionit, deri në kohen e publikimit dhe implementimit të tyre. Puna që e bëni në kampanje informuese, është puna me e lehtë për shoqërinë civile, por është puna me e vështirë për institucionet, kështu që këtë punë mund ta kombinojmë shumë mirë, nga se shoqëria civile del shumë me lehtë e prezentueshme në opinionin publikë, del e besueshme para qytetarëve dhe del neutral përball asaj që ne e prezantojmë për qytetarin.

Me lejoni të them se fletushkat i kam lexuar me vëmendje, ku kam vërejtur disa gjera pozitive, siç është çështja e lirimit me kusht dhe ajo e faljes, edhe në kuptimin pozitiv, por edhe në kuptimin e ndonjë lëshimi eventual.

Ju falënderoj që në volumin e katërt e keni theksuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe unë po e përmend për opinionin publik, që instituti i juaj ka pasur qasje të plotë në dokumentacionin lidhur me këto dy procese.

 Natyrisht ju do të keni qasje të përcjellni fenomene të tilla. Po ashtu, e kam vërejtur që në këto volume përmendet edhe rasti i dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes në disa vende, po jo në vendin tonë, ju kisha lutur që në rastin tjetër ta përmendni që shpifja dhe fyerja janë hequr nga Kodi i ri Penal dhe tani ato trajtohen vetëm me ligjin civil.

Natyrisht dua të përmendim edhe dy tri gjera apo risi që kanë ndodhur në Kodin e ri Penal që me siguri nuk janë vetëm ato dy nenet famoze (nenet 37 dhe 38), por janë edhe 442 nene tjera, ku ka institute te reja të vlefshme për qytetarët, por ka politika bukur të rënda në kriminalizim të veprave penale, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, çështjen e votimeve dhe te tjera.

Unë besoj që në të ardhmen do të bashkëpunojmë dhe do t’i pasqyroni këto edhe në Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili besojmë që sot do të miratohet në Qeveri, sikurse Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, i cili pritet të hartohet në gjashtë mujorin e parë dhe unë besoj që fletushkat tuaja do të gjejnë pastaj hapësirë për risit që do ndodhin.

Unë besoj se Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë e kontribuuesve në botimet tuaja të ardhshme çfarëdo që quhen ato”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)