08 Maj 2024

Kuçi: Kosova nuk ndikohet nga zhvillimet në Serbi

Prishtinë, 21 maj - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar sot në Prishtinë se “fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi”.

“Zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb. Ajo çka mund të them është se Kosova do të prodhojë paqe, stabiltet dhe fqinjësi të mirë me të gjithë”, ka thënë zoti Kuçi.

Ai është pyetur për një vlerësim mbi zgjedhjet presidenciale në Serbi, nga të cilat fitues doli Tomisllav Nikolliq, i cili udhëheqë Partinë Përparimtare Serbe, e njohur për politika nacionaliste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)