07 Maj 2024

Kuçi: Kosova ka treguar korrektësi ndaj Tribunalit të Hagës

Prishtinë, 8 qershor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesën Konferencën “Republika e Kosovës dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale”, e organizuar nga Fakulteti Juridik i UP-së, Friedrich Ebert Stiftung, ICLS dhe IRZ.

Para të pranishmëve të kësaj konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi mbajti një fjalim ku tha kjo konferencë do të shërbejë si promotor i raportit dhe bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në njërën anë dhe të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), nga ana tjetër.

Kjo nismë sipas tij para së gjithash synon që Kosova të jetë partner i barabartë në secilin rast në luftimin global të krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, terrorizmit, si avancimin e një prej premisave themelore të demokracisë, atë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kodi Penal dhe ai i Procedurës penale, të aprovuar së fundmi nga e Kuvendit të Kosovës e avancojnë ndjeshëm betejën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e krimeve të renda në vendin tonë. 

\"Duke e ditur se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka përparësi kundrejt Gjykatave kombëtare në luftimin e krimeve të luftës dhe ato kundër njerëzimit, konsiderojmë që Gjykata paraqet një instrument të rëndësishëm dhe të besueshëm për të vënë para përgjegjësisë të akuzuarit për krime lufte në të gjithë botën\", ka pohuar ai. 

Nga ana tjetër sipas ministrit Kuçi populli dhe institucionet e Kosovës kanë treguar në vazhdimësi korrektësinë e tyre për sa i takon bashkëpunimit me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

\"Që nga viti 1999, ne kemi treguar çdo here forcën tonë morale dhe ligjore për t’iu përgjigjur secilës kërkesë të Tribunalit, qoftë për hetime ose për bashkëpunim tjetër.\" 

Por, në këtë rast Gjykata Ndërkombëtare e Penale paraqet një goditje shkatërruese në kulturën e gjatë të mosndëshkimit që drejtuesit dhe planifikuesit e krimeve ndërkombëtare kanë gëzuar për një kohë shumë të gjatë.

Gjykatat e Nurembergut, Tokios, Ish-Jugosllavisë dhe Ruandës, treguan se krijimi i një Gjykate Ndërkombëtare Penale është i domosdoshëm, për vetë operimin e saj në praktikë. Ekziston bindja e përgjithshme se tashmë, shumë shtete besojnë se Gjykata do të jetë një mekanizëm i aftë në të vërtetë dhe të shndërrohet në një trupë jo politike, të drejtë dhe të paanshme.

\"Ne si shoqëri kemi kaluar nëpër një të histori aspak të drejtë dhe të hidhur. Jemi me shumë fat që ajo ka përfunduar dhe tash e shumë vite ecim të lirë në vendin tonë, ndonëse nuk duhet asnjëherë të refuzojmë që të kthejmë kokën prapa për të parë atë që ka ndodhur, si ka ndodhur dhe më me rëndësi të zbulojmë se çfarë të bëjmë tash e tutje që kjo të mos ndodhë më asnjëherë. Prandaj, konsideratë e veçantë do t’i jepet bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtar të Drejtësisë\", ka theksuar Kuçi.

Ai ka thënë së aktualisht Republika e Kosovës po përballet me një fazë kalimtare, e cila do të shpijë nga pavarësia e mbikëqyrur tek ajo e një shteti plotësisht sovran, prandaj edhe bashkëpunimi ynë ndërkombëtar do të intensifikohet fuqishëm.

Ashtu siç Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar edhe ‘’de jure’’ pavarësinë e Kosovës me opinionin e saj këshillëdhënës, dhe për të cilën populli i Kosovës nuk ka mëdyshur asnjëherë, Republika e Kosovës sipas Kuçit çdo herë është e gatshme për të provuar se autoriteti moral dhe juridik i Konventave ndërkombëtare të cilat mbrojnë njerëzimin anekënd botës, është forca kryesore e sigurimit të një bote të lirë pa dhunë dhe konflikte.

\"Si Profesor i Drejtësisë shprehi bindjen time të thellë se Gjykata Ndërkombëtare Penale do të provojë gjatë ekzistencës së saj se, mizoritë të cilat kanë tronditur rëndë ndërgjegjen e njerëzimit,  do të ndëshkohen fuqishëm dhe drejt.\"
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)