17 Maj 2024

Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës në Këshillin e BE-së

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion irlandez të kryesuar nga Ministrja për Çështje Evropiane e këtij vendi, Lucinda Creighton.

Në këtë takim Ministri Kuçi ka bërë një prezantim të arriturave që ka shënuar Kosova gjatë viteve të kaluara, duke u ndalur në sfidat që dalin në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Ministri Kuçi ka vlerësuar kontributin e shtetit të Irlandës në Kosovë dhe ka theksuar rolin që mund të luaj Irlanda gjatë kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga janari i vitit të ardhshëm, por edhe në kryesinë aktuale të saj të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në anën tjetër, Ministrja Creighton, e cila përfaqësoi edhe presidencën e organizatës së OSBE-së, foli për angazhimin që ka OSBE në Kosovë, me njërin nga misionet më të mëdha të saj.

Ajo theksoi se OSBE mbetet e angazhuar që të kontribuojë në demokratizimin e vendit, në lirinë e mediave dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Kuçi e njoftoi në hollësi Ministren rreth zhvillimeve në këto fusha, duke i bërë ftesë OSBE-së që të monitorojë Kosovën në proceset elektorale dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Ne kemi krijuar një bazë të mirë ligjore për komunitetet në Kosovë dhe shpresojmë që edhe pjesa e Veriut të Kosovës të shfrytëzojë këto mundësi për integrim si pjesë e shoqërisë kosovare. Duke pas parasysh që Irlanda do të merr presidencën e radhës në Këshillin e Bashkimit Evropian, kërkojmë që Kosova të trajtohet njësoj si të gjitha shtetet e tjera në procesin e integrimit, përderisa kemi konsensus të brendshëm rreth perspektivës së integrimit në BE”, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi kërkoi po ashtu mbështetje në procesin e dialogut me Serbinë dhe theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të deritanishme të arritura me Serbinë në dialogun paraprak.

Në këtë drejtim, edhe Ambasadori i OSBE-së në Kosovë,  Werner Almhofer, përmendi progresin e dukshëm që është bërë viteve të fundit në gjithëpërfshirjen e të gjitha grupeve etnike në jetën politike e sociale në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)