12 Maj 2024

Kuçi: Institucionet po punojnë në luftë kundër korrupsionit

Prishtinë, 11 qershor - Institucionet e Kosovës të ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit, shoqëria civile dhe mekanizmat tjerë të krijuar për luftë kundër korrupsionit, janë duke punuar në koordinimin e aktiviteteve në luftën kundër kësaj dukurie, por edhe në rregullimin e infrastrukturës ligjore me standarde ma të larta, tha Ministri i Drejtësinë, Hajredin Kuçi, në seminarin “Etika dhe lufta kundër korrupsionit”, e organizuar nga Ministria e Administratë Publikë – Instituti i Kosovës për Administratë Publikë, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë.

Ministri Kuçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar ardhjen e ekspertëve nga Franca, për të paraqitur përvojat e tyre në luftë kundër korrupsionit, si dhe ka shprehur bindjen e tij, që është duke u punuar si në aspektin legjislativ, institucional, profesional, të veprimeve policore dhe gjyqësore, për të ndaluar korrupsionin dhe për të arritur standarde të duhura etike në sistemin e drejtësisë së Kosovës, po ashtu, Ministri ka përmendur edhe infrastrukturën e miratuar ligjore që është e lidhur drejtpërdrejt me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kuçi tha se ndarja e përvojave me ekspertët francez është në dobinë të Kosovës dhe premtoi që Qeveria e Kosovës, përvojat që vinë nga vendet demokratike dhe me zhvillim të lartë të drejtësisë, siç është Franca, do t’i shqyrtoi me kujdes, ndërsa rekomandimet që dalin nga ky seminar, do të merren parasysh dhe do të implementohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)