19 Maj 2024

Kuçi e Giffoni bisedojnë për thëllimin e bashkëpunimit juridik

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë,  Michael Giffoni.

Me këtë rast, Ambasadori Giffoni prezantoi draft-marrëveshjen përfundimtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – të cilat në nivel të dy grupeve të ekspertëve janë finalizuar dhe përafruar në muajin shtator.

Qeveria e Republikës së Italisë sipas tij ka dhënë pëlqimin për t’u proceduar më tej për nënshkrim konform dispozitave ligjore të shtetit italian dhe të cilat janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Italisë.

Këto Marrëveshje pritet shumë shpejt të nënshkruhen nga dy Ministrat respektiv të Drejtësisë dhe pas kësaj të hyjnë në fuqi.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për sundimin e ligjit, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që sundimi i ligjit duhet të jetë sa me efikas dhe ky efikasitet të ketë ndikim shumëdimensional, sidomos në tërheqjen dhe ruajtjen e investimeve të huaja, me thekës të veçante atyre italiane.

Ndërsa Ministri Kuçi premtoi që do të përdorin të gjithë mekanizmat ligjor dhe institucional që ta bëjmë sa me efikas sundimin e ligjit.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit edhe në çështje tjera, bashkëpunim i cili sipas tyre tani gjendët në fazë të avancuar në nivel të dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)