28 Prill 2024

Kuçi dhe Fitou vlerësojnë lartë bashkëpunimin Kosovë-Francë

Prishtinë, 4 qershor - Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, u vlerësua në një takim të zhvilluar sot, në mes të Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Ambasadorit francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.

Në këtë takim, u bisedua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në veçanti në mundësin e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të dy vendeve, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen vullnetin për këtë.

Po ashtu, u tha se shumë shpejt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë në mes të dy vendeve, do të konkretizohet me organizimin e një seminari, ku gjyqtarët dhe prokuroret francez do të bartin përvojat e tyre tek kolegët kosovarë.

Me këtë rast, Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Fitou për mbështetjen që Republika e Francës, po e jep për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane dhe është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i përmbush detyrat që dalin gjatë rrugës së integrimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)