Kuadro të reja në AKR

Prishtinë, 23 prill - Aleanca Kosova e Re në një konferencë për media, sot ka prezantuar kuadro të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për t`u bërë pjesë e këtij subjekti politik.
Këto kuadro janë me kualifikim superior përfshirë edhe doktorë, magjistra dhe biznesmenë  të njohur të Kosovës, të cilët i janë bashkuar AKR-së të bindur në vlerat e mëdha që përmban ky subjekt politik dhe lideri z. Behgjet Pacolli.
Në fjalimet e tyre ata pohuan se para se ta merrnin vendimin për të ju bashkuar AKR-së kanë parë një qasje shume serioze dhe të sinqertë të ketij subjekti, në zgjidhjen e problemeve reale që sot e preokupojnë vendin, ndaj dhe janë ofruar që të japin kontributin e tyre profesional dhe njerzor për ta quar Kosovën në mesin e vendeve të zhvilluara të botës demokratike. Thanë se nga lideret aktual i besojnë plotësisht vetem fjales dhe vizionit të Behgjet Pacollit ndaj dhe do të jenë pranë tij.
Personalitetet kryesore të këtij grupi të madh të aderuesëve do të jënë pjesë e kryesisë së degës së AKR-së në Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan. Në të njejtën kohë ata do të inkuadrohen në departamentet e AKR-së në nivelin qendror
 
Lista e emrave:
 
   1. Prof. Dr. Bejtush Gashi  Mësimdhenes në UP dhe ekspert i fushes së sigurisë
   2. Prof. Dr. Ismet Ibishi  Profesor në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
   3. Prof. Dr. Florent Dobroshi   Profesor në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
   4. Mr. Sc. Enver Bahtiu, Historian dhe ekspert i mbrojtjes së trashegimisë kulturore - Prizren
   5. Mr. Sc Veton Rexha  Ekonomist i diplomuar, i magjistruar në Belgjikë, në degën e marketingut. - Mitrovicë
   6. Mr.sc. Vahid Qerimi, mësimdhënës në Universitetin mbretëror Iliria- Prishtinë
   7. M.A. Dardan Sallaj  Prizren
   8. M.A. Hajrije Mustafa  inzhiniere e mjedisit, është para magjistraturës në degën e teknologjisë ambientale - Mitrovicë
   9. Rexhep Alidemaj  Afarist i njohur - Mitrovicë
  10. Remzije Sadiku  Mësimdhënëse dhe udhëheqëse e shumë OJQ-ve., Mitrovicë
  11. Mursel Gashi  Profesor i makinerisë.-Mitrovicë
  12. Myrvete Lipovica-Sylaj, Juriste - Gjilan
  13. Hamdi Ajvazi  Profesor i Filozofisë - Mitrovicë
  14. Selvije Tupella  Mjeke, ligjëruese e lëndës së Anatomisë në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë.
  15. Nora Prekazi  Etnologe e diplomuar - Mitrovicë
  16. Vedat Ibishi  I diplomuar në teknologjinë e artikujve organik - Mitrovicë
  17. Gazmend Asllani  Basketbollist i Trepçës dhe Reprezentacionit të Kosovës.
  18. Drilon Hajrizi  Basketbollist në Reprezentacionin e Kosovës.
  19. Ramadan Xhezairi, Prizren
  20. Gëzim Ferati  Student i Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv.
  21. Ylber Gjoshaj  Student i Fakultetit Teknik
 















