02 Maj 2024

Krytari i LDK, Isa Mustafa udhëtoi për vizitë zyrtare në Tiranë

Prishtinë, 16 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, sot më 16 shkurt 2012, udhëton për një vizitë zyrtare në Tiranë, me rastin e inaugurimit të njërës nga rrugët qendrore të Tiranës, që do të mbajë emrin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Inaugurimi i rrugës do të bëhet nesër më 17 shkurt 2012, në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Mustafa do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha.

Kryetari Mustafa në këtë vizitë do të shoqërohet nga familja Rugova dhe nënkryetari i LDK-së, z. Haki Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)