07 Korrik 2025

Kryetarët nën hetime sërish në garë

Prishtinë, 8 korrik - Kryetarët e komunave ndaj të cilëve ka të ngritura aktakuza, për keqpërdorimin e detyrës, dhe të tjerëve që kanë probleme me ligjin, do të jenë sërish kandidatë garues për zgjedhjet lokale. Ata nuk “çajnë” kokën për këtë punë.

Bile njëri prej tyre, që ka probleme me ligjin kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, ndaj të cilit është ngritur akuza nga EULEX-i as që pranoi të flasë për gazetën.

“Shkruaje që nuk dëshiron me fol. Sot e kam pushim dhe nuk flas”, ka thënë shkurt ai.

E hiç më mirë punët me drejtësinë nuk i ka as Nexhmedin Arifi, kryetar i Komunës së Vitisë, emri i të cilët është përfolur shumë se ka probleme me ligjin. Vetë Arifi tha se me gjyqin është duke u pastruar dhe në këtë drejtim ka theksuar ai, nuk paraqet asnjë problem që edhe njëherë t’i hyjë garës për të marrë një mandat tjetër për të qeverisur Vitinë.

I shumëpërfoluri për keqpërdorim të detyrës zyrtare është edhe kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, por që kontakti me këtë të fundit gjatë gjithë ditës ka qenë i pamundur.

Me aktakuzë është edhe “i forti” i PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, i cili nuk pritet të jetë pjesë e garës.

/Zëri/)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)