28 Prill 2024

Kryesia e AKR-së për kryetar të Partisë propozon Pacollin

Prishtinë, 24 qershor - Aleanca Kosova e Re, pas konsultave brenda kryesisë së ngushtë, i ka vlerësuar shkrimet e ndryshme në media, për përballje kinse në mes të z. Behgjet Pacolli dhe kandidatëve të tjerë të mundshëm , si tendencioze dhe dashakeqëse. 


Kjo Kryesi shpreh bindjen e thellë se në rast se Behgjet Pacolli do ta pranoj kandidimin që të rizgjidhet në Krye të AKR-së, mbështetja do të jetë unanime nga të gjitha strukturat e AKR-së , përfshirë edhe mbështetje e tërësishme nga emrat e personaliteteve që janë përfolur këtë kohë si kandidat të mundshëm.

Kryesia e ngushtë e AKR-së pas bisedave edhe me kryetarët e degëve të saj, ka vendosur që si kandidatë të vetëm për Kryetarë të Partisë të propozoj, z. Behgjet Pacolli. Kjo kryesi, kërkon që t’i japin fund spekulimeve në media lidhur me kandidatët e ndryshëm që mund të jenë kryetar të Aleancës Kosova e Re.

Kryesia Qendrore ka konsultuar edhe Degën e AKR-së në Mitrovicë, e cila një ditë më herët ka dërguar njoftim lidhur me propozimet për Ushtrues Detyre të Kryetarit të Partisë.


Pas këtyre konsultave Kryesia e Degës së AKR-së në Mitrovicë ka shprehur me unanimitet mbështetjen e vet për Kandidimin e Behgjet Pacolli si Kryetar i Partisë dhe ka sqaruar se propozimi për z. Rrahim Pacolli ka qenë vetëm për Ushtrues Detyre deri në Kuvend, por në asnjë mënyrë kjo Kryesi nuk ka dhënë propozime për Kryetar Partie pasi për këtë vendos Kuvendi Qendror.

Gjithashtu, Kryesia e AKR-së shton se nuk ka kurrfarë përçarje në mes të anëtarëve të strukturave të larta të kësaj partie.

Ndërkaq, bëhet me dije se po punohet shumë, që Kuvendi Qendror i Partisë ku do të zgjidhet Kryetari i ri i AKR-së të mbahet sa më shpejtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)