30 Prill 2024

Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi Bashkinë e Sheffieldit

Sheffield, 1 nëntor - Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, mbrëmë udhëtoi nga Londra në Sheffield, Bashkia e katërt për nga madhësia, pas Londrës, në Britaninë e Madhe.

Mysafirët nga Kosova, u  priten nga kryetari lord i Bashkisë, Parlour, i cili e njoftoi delegacionin me historikun e Bashkisë, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Roli i kryetarit të Bashkisë se Sheffieldit është më shumë ceremonial, por ai është figurë shumë e rëndësishme jo politike, duke qenë qytetari i parë i Sheffieldit.

Delegacioni u takua edhe me zëvendëskryetarin e Këshillit të qytetit, Harry Harpham, i cili bëri një paraqitje të zgjeruar të Bashkisë e të Këshillit, të jetës ekonomike, financiare, kulturore, arsimore e sportive të saj, si dhe te raporteve me qeverinë qendrore.

Në Sheffield studiojnë një numër i konsiderueshëm studentësh nga Kosova.
Gjate ditës, delegacioni do të ketë edhe takime të tjera me zyrtarë të Sheffieldit, kurse nesër përfundon qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kthehet në Kosovë.