29 Prill 2024

Kryeministri Thaçi sot takohet me nënpresidenti amerikan Joe Biden

Washington, 5 prill - Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënpresidenti amerikan Joe Biden do të takojë sot kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi, sipas deklaratës për media të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11.30, sipas kohës lokale të Washingtonit.

Takimi bëhet në kuader të vizitës zyrtare të kryeministrit Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ditë më parë, ai u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)