Kryeministri Thaçi: Shteti i paprekshëm

Kryeministri Thaçi, theksoi se Për shtetin e Kosovës, për çështje tona të brendshme nuk do të ketë dialog me Beogradin, por për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin do të ketë takime që do të udhëhiqen nga BE-ja me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së.
Thaçi, gjithashtu ka deklaruar se gjatë takimeve nuk do të diskutohet mundësia e dhënies së një statusi special veriut të Kosovës.
Në asnjë rrethanë, as status të veçantë, as trajtim ndryshe nga serbët në jug. Plani gjithëpërfshirës ndërkombëtar është plani më i mirë i mundshëm. Nuk do të ketë në asnjë rrethanë cenim të sovranitetit apo integritet të Republikës së Kosovës, ka thënë Thaçi.
Pa bërë të ditur se kur mund të ndodhë takimi i parë i këtij niveli, ai ka theksuar se edhe këto takime do të udhëhiqen nga BE-ja me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-së. Numri një i Qeverisë ka folur edhe për skeptikët e takimeve të tilla. Sipas tij, askush nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga këto takime pasi takime të tilla kanë ndodhur edhe gjatë viteve të 90-ta dhe në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se Kosova çdo herë ka dalë fituese