18 Maj 2024

Kryeministri Thaçi shprehet i gatshëm të takoj liderët politikë serb

Prishtinë, 4 korrik - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se nuk është i habitur me veprimet e udhëheqjes nacionaliste të Serbisë, megjithatë, ai do të pranonte të ulej në një tavolinë me ta.

Në një intervistë për Die Presse, kryeministri Thaçi ka theksuar se zgjedhja e Timoslav Nikoliç në krye të shtetit dhe Ivica Daçiç si kryeministër janë hapa prapa për Serbinë.

“Deri me tani emrat e tyre janë të lidhur me gjëra shumë të këqija. Edhe pse Nikoliç dhe Daçiç janë zgjedhje e popullit serb, të dy duhet të dëshmojnë se janë për standarde evropiane. Këshilla ime për ta është e thjeshtë: Të dy nuk duhet të flasin për Vukovarin e Srebrenicën dhe për gjëra tjera të së kaluarës.\"

\"Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë për të ardhmen. Unë jam njeri komunikues dhe parimisht dua të flas me njerëz. E ardhmja jonë duhet të karakterizohet nga bashkëpunimi dhe në këtë kuptim një takim do të ishte i mundur, pavarësisht me presidentin apo kryeministrin. Por, gjithmonë ky duhet të jetë një takim midis përfaqësuesve të dy shteteve sovrane” ka theksuar Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka shtuar më tej se Kosova është njohur nga shumë vende të botës dhe këtë duhet ta bëjë edhe Serbia.

“Kosovën e kanë njohur tashmë 91 shtete të botës. Serbia ende nuk e ka njohur pavarësinë, por duhet ta bëjë ketë edhe ajo. Të dy në fakt, edhe Nikoliç edhe Daçiç e kuptojnë realitetin në Kosovë, por ende nuk janë të gatshëm ta njohin atë. Të dy, për njerëzit në Kosovë janë fytyra të njohura të dhunës. Sidoqoftë, të gjithë ne duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për të dy vendet. Nëse Brukseli dhe Uashingtoni bashkëpunojnë me ata, do të bashkëpunojmë dhe ne” theksoi Thaçi.

I pyetur nëse qeveria do ta vendosë ndonjëherë veriun e Kosovës nën kontroll Thaçi tha: “Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht si i tërë dhe i pacënueshëm. Ne tashmë kemi realizuar pothuaj plotësisht Planin e Ahtisarit. Për veriun e Kosovës do të prezantoj një ofertë të re, në mënyrë që edhe këtë pjesë të popullsisë serbe ta integrojmë në shoqërinë tonë.\"

\"Ky plan do të përmbajë garanci për lëvizjen e lirë të qytetarëve, zgjedhjet e lira për përfaqësuesit serbë, ndërsa do të ofrojë edhe investime socio - ekonomike. Ata janë qytetarët e mi dhe unë jam në gjendje të kujdesem për ta. E di që do të ketë shumë kërkesa, por unë besoj në sukses”.

Ndërsa është pyetur në lidhje me kërkesën e disa deputetëve të Parlamenti të Kosovës që Kosova të bashkohet me Shqipërinë Thaçi u shpreh se Kosova është shtet i pavarur dhe qëllimi I tij është që ta integroj në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Natyrisht, pastaj është e kuptueshme, që do të jetojmë së bashku me kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian” shtoi Thaçi

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)