02 Maj 2024

Kryeministri Thaçi: Serbët në veri gënjehen nga Serbia

Washington, 6 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia vazhdon t`i gënjejë serbët në pjesën veriore të Kosovës, lidhur me mundësinë e ndarjes.

“Që prej 13 vitesh, serbët në veri janë të gënjyer nga Serbia, se mund të ndodhte ndarja e Kosovës. Por, më 15 korrik të vitit të kaluar, kjo ëndërr e Serbisë është shuar njëherë e përgjithmonë. Kosova do të jetë një, unike dhe me integritet territorial të paprekshëm, të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht”, tha Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Gjithashtu ai theksoi se serbëve u duhen investime dhe programe sociale e jo “mesazhe të vjetra, që ata i mbajnë pengje”.

Ai kërkoi që Serbia të veproj në mënyrë të civilizuar ndaj Kosovës.

Duke u shprehur për njohjet e mëtejshme të Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se Brukseli duhe të bëjë më tepër për të ndikuar në pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

Megjithatë ai theksoi se kjo nuk është pengesë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi është se vendet e BE-së, edhe këto 5 vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë unike dhe të bashkuar e mbështesin perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”, tha Hashim Thaçi në Washington. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)