29 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Rendi dhe ligji duhet edhe në veri

Prishtinë, 18 tetor - Qeveria e Rebulikes se Kosovës, ka bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe KFOR-in, kështu që ne jemi duke u përkushtuar që me një përgjegjesi të plotë, të krijojmë liri të lëvizjes dhe sundim të rendit dhe të ligjit, në çdo cep të Republikës së Kosvës.

Kështu është shprehur kreyministri Hasim Thaçi, gjatë inspetkimit të punimeve në fabrikën e ujit në fshatin Balincë të Vushtrrisë.

Kreu i ekzekutivit duke folur për veriun, theksoi se Qeveria e Kosovës, së bashku me institucionet nderkombëtare është duke punuar me përtkushtim të plotë, që të krijojë një ambient demokratik edhe në atë pjesë të Kosovës, të ketë zgjedhje të lira, dhe të vazhdohet me investime, socio-ekonomike, për të gjitë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisht etnike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)