15 Maj 2024

Kryeministri Thaçi: Ndryshimi i kufijve ëndërr e parealizueshme

Prishtinë, 26 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ndryshimi i kufijve në Ballkan është një ëndërr e parealizueshme e kujtdo që flet.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Deutsche Welle”, derisa po zhvillon vizitën zyrtare në Bruksel me ftesë të shefes së BE-së për politikë të jashtme, Ketrin Eshton.

“Ajo ëndërr e Beogradit është shuar vitin e kaluar më 25 korrik, kur institucionet e Kosovës kanë marrë kontrollet e pikave kufitare. Kosova është një, është unike, me integritetin territorial të paprekshëm por edhe të njohur ndërkombëtarisht. Kosova është evropiane dhe sa më tepër që punojmë me standarde dhe model evropian, është në interesin e të gjithëve."

"Pretendimi për të ndryshuar kufirin e Kosovës është pretendim i rrezikshëm për të gjithë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka theksuar Thaçi, i pyetur se cili do të jetë mesazhi në rast të ndonjë takimi mes tij dhe kryeministrit të ri serb Ivica Daçiq, i cili ka theksuar se ndryshimi i kufijve të Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Kryeministri i Kosovës ka pohuar se ka propozuar komisionin për të vërtetën dhe pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës, që të shikohet nga e ardhmja dhe të mos mbeten pengje të së kaluarës.

Lidhur me vazhdimin e dialogut me Beogradin, kryeministri Thaçi ka shtuar se Prishtina është e gatshme për bisedime, por pa fillimin e implementimit të marrëveshjeve të arritura deri tani, asnjë lloj dialogu nuk mund të ketë sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)