28 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Kosova është shembull i tolerancës fetare

Prishtinë, 6 nëntor - Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Fahrush Rexhepi.

Kryeministrit Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, këtë festë të solidaritetit, të mirëkuptimit të ndihmesës ndaj njëri- tjetrit.

Kosova sipas tij ka qenë, është dhe do të mbetet shembull i tolerancës fetare, politike e qytetare. Në këtë drejtim, Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

"Prandaj, edhe sot uroj të gjithë qytetarët, besimtarët e fesë Islame të Kosovës dhe të gjithë myslimanët kudo që janë për festën e tyre, me urimin e rritjes së solidaritetit, vëllazërisë ndaj njeri tjetrit, e në të njëjtin kohë  mesazhit të paqes dhe të mirëkuptimit", ka thënë kryeministri Thaçi
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)