13 Maj 2024

Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për vizitë në Arabinë Saudite

Prishtinë, 15 qershor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar mbrëmë për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Vizita e kryeministrit Hashim Thaçi bëhet me ftesë të madhërisë së tij, mbretit Abdullah.

Gjatë vizitës, kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit saudit.

Sot, kryeministri Hashim Thaçi do ta zhvillojë takimin me mbretin Abdullah, me të cilin do të bisedojë për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Një takim të veçantë, kryeministri do ta zhvillojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm  të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Saud Al-Faisal bin Abdulaziz Al-Saud.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të zhvillojë takime të ndara edhe me sekretarin e përgjithshëm të  Konferencës Islamike, Ekmeleddin İhsanoğlu, dhe me drejtorin e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Ahmad Mohamed Ali Al-Madani.

Një takim të veçantë, kryeministri Thaçi, pritet të zhvillojë me komunitetin e biznesit, me qëllim të informimit të këtij komuniteti për mundësitë që ofron Republikës së Kosovës për zhvillimin e biznesit dhe të investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)