28 Prill 2024

Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Japoni

Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga 6 deri në 9 qershor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni. 

Gjatë qëndrimit në Tokio, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.

Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me zyrtarët më të lartë shtetëror të Japonisë do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do të ritheksojë ftesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për investitorët japonezë për të investuar në Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë krijimin e mundësive të favorshme për investime të huaja në shtetin më të ri në Evropë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)