01 Maj 2024

Kryeministri Thaçi ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës

Prishtinë, 25 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës, për avancimin e të drejtave qytetare dhe nacionale të shqiptarëve në këtë rajon dhe për tema tjera me interes.

Kryeministri Thaçi në takim ripotencoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, por edhe për ata të Bujanocit dhe Medvegjës për avancimin substancial të pozitës së tyre.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës për krijimin e lehtësirave për të gjitha ata qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dëshirojnë të kryejnë studimet unversitare në Kosovë.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa e informoi kryeministrin Thaçi me gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës dhe në këtë kuadër theksoi angazhimin e partive politike shqiptare për përmirësimin e kësaj gjendje, në funksion të krijimit të një të ardhmeje me të mirë dhe më të sigurt për të gjithë banorët e këtij rajoni.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)