11 Maj 2024

Kryekuvendari Krasniqi viziton Estoninë

Prishtinë, 10 qershor -  Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Estoninë. Gjatë kësaj vizitë zyrtare delegacioni parlamentar i Kosovës do të zhvillojë takime me personalitetet më të larta të këtij vendi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga 11 deri më 13 qershor 2012, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Estoni, me ftesë të kryetares së Kuvendit (Riigikogu) të Estonisë, znj. Ene Ergma.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime me  homologen estoneze,Ene Ergma, kryeministrin z. Andrus Ansip dhe personalitete të tjera të larta të këtij vendi.

Kreun e legjislativit të vendit gjatë kësaj vizite e shoqërojnë edhe nënkryetari  i Kuvendit, z. Sabri Hamiti dhe deputetet: Salihe Mustafa dhe  Jasmina Zhivkoviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)