29 Prill 2024

Kryekuvendari Krasniqi viziton Austrinë

Prishtinë, 13 dhjetor - Me ftesë të kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Austrisë,  znj. Barbara Prammer, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga 14 deri më 17 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë.

Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga:
nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Enis Kervan, si dhe          
Blerta Deliu-Kodra e Alma Lama, anëtare të Komisionit  Parlamentar për Integrime Evropiane,        
Bilall Sherifi,këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kreu i legjislativit të vendit Krasniqi, do të pritet  në takime të veçanta nga znj. Barbara Prammer, kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë, z. Fritz Neugebauer, kryetar i dytë i Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë dhe me personalitete tjera të këtij vendi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)