28 Prill 2024

Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Gjermani

Prishtinë, 29 nëntor - Me ftesë të kryetarit të Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert, kryetari  i Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqi, në krye të një delegacioni parlamentar, u nis sot në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të qëndrojë deri më 3 dhjetor 2011.

Gjatë kësaj vizite delegacioni do të takohet me kryetarin e  Bundestagut Gjerman, z. Norbert Lammert, si dhe me udhëheqës tjerë të lartë të trupave të Bundestagut.

Në këtë vizitë, kreu i legjislativit të vendit do të shoqërohet nga Xhavit  Haliti, nënkryetar i Kuvendit, Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Donika Kadaj-Bujupi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës  dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)