18 Maj 2024

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon John A. Boehner

Prishtinë, 13 shtator - Me rastin e sulmit kriminal ndaj Ambasadës Amerikane në Bengazi të Libisë,kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi, kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John A. Boehner,me këtë përmbajtje:” 

I nderuar Zoti John A. Boehner,

Me hidhërim dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për sulmin kriminal ndaj Ambasadës Amerikane në Bengazi të Libisë që mori jetën e ambasadorit Christopher Stevens, si dhe të tre punonjësve tjerë të ambasadës. 

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh  Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë tragjedi të rëndë.

Nëpërmjet kësaj letre dua t’ju siguroj se institucionet  dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje tragjike dhe e dënojnë fuqishëm, si akt të shëmtuar dhe kriminal.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Jakup Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)