12 Maj 2024

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Asanaj

Prishtinë, 14 qershor - Me rastin e vrasjes së kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare  të Privatizimit, Dino Asanaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi , i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Asanaj, me këtë përmbajtje:

“Me hidhërim dhe dhembje të thellë  morëm lajmin për vrasjen e familjarit tuaj dhe kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.\"

Krasniqi ka thënë se vdekja e tij ngjall dhembje dhe pikëllim të thellë, jo vetëm për Ju, bashkëpunëtorët, miqtë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Dino Asanaj do të kujtohet si një personalitet që ka dhënë gjithçka për të mirën dhe zhvillimin e Kosovës. Këtë ai e dëshmoi , si në kohë lufte për lirinë e Kosovës, ashtu edhe gjatë ndërtimit të shtetit tonë.

Vepra dhe përkushtimi i tij për Kosovën do të kujtohet përherë me respekt”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)