03 Maj 2024

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Turqinë

Prishtinë, 23 prill - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, nga 24 deri më 28 prill 2012, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, presidentin e shtetit Abdullah Gul, ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu dhe me personalitete tjera të larta të Republikës së Turqisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)