17 Maj 2024

Kroacia, model evropian për Kosovën

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, kështu takuar të premten me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Vesna Pusić.

Pas takimit, dy ministrat kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se dy vendet do të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin me theks të veçantë në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë rrugë, dy vendet do të nënshkruajnë dhe një marrëveshje partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës në fushën e integrimeve evropiane.

Ministri Hoxhaj tha se me Ministren Pusić kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

“Anëtarësimi i Kroacisë dëshmon se Bashkimi Evropian ka vend edhe për shtetet e Ballkanit. Kjo është po ashtu një dëshmi që përkushtimi i pathyeshëm i një populli, i një elite politike dhe Qeverie për të reformuar shoqërinë – shpërblehet”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu theksoi se këtë rrugë do ta ndjek edhe Republika e Kosovës dhe se në këtë rrugë Kosova nuk është vetëm.

“Kroacia është modeli më i mirë i modernizimit të shoqërisë, i plotësimit të reformave. Modeli më i mirë Evropian. Modeli që ne do të ndjekim”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu tha se Kroacia do të mbështetë Republikën e Kosovës me eksperiencën në fushën e integrimeve, në mënyrë që rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian të jetë më e sigurt dhe më e shkurtër.

“Meqë procesi i integrimeve dhe sukseset e Kroacisë kanë krijuar një moment të ri inspirimi dhe janë një shembull i mirë se si edhe vendet e tjera të Ballkanit mund të lëvizin drejt integrimit evropian dhe besoj që në një të ardhme të afërt ne do të përfitojmë shumë nga përvoja kroate në fushën e integrimeve evropiane”, tha ai.

Hoxhaj bëri të ditur se gjatë takimit me homologen kroate është diskutuar edhe për avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy popujve dhe qeverive në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës, doganave, çështjeve penal, të sigurisë etj.

Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Vesna Pusić, ka theksuar mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në të gjitha aspektet, me theks të veçantë për rrugën integruese në Bashkimin Evropian.

Pusić po ashtu theksoi se për Kroacinë çështja e pavarësisë së Kosovës është çështje e mbyllur, dhe se Kosova është shtet i pavarur dhe po funksionin si i tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)