18 Maj 2024

Kroacia mbështet Kosovën

Dubrovnik, 7 korrik- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Kroaci, ku po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Në takimin e kryeministrit Hashim Thaçi me kryetarin kroat Ivo Josipoviq, është biseduar për zhvillimet në rajon dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm në mes të dy vendeve tona.

Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur kryetarin kroat me procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimet e shtetit të Kosovës për të qenë pjesë e kontributit për zhvillimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Kryetari kroat, Ivo Josipoviq ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit kroatë  për Kosovën në angazhimet e ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe të integruar në strukturat evroatlantike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)