Krasniqi vlerëson mbështetjen e SHBA për Kosovën

Prishtinë, 10 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës, zëvendësshefen e misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, znj. Kelly Degnan.
Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e saj të re, kryeparlamentari Krasniqi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme mbështetjen e SHBA-së për zhvillimet pozitive në Kosovë.
Zëvendësshefja e misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, znj. Kelly Degnan, e ka falënderuar kreun e Kuvendit të Kosovës për pritjen e rezervuar, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me Kuvendin e Republikës së Kosovës.