03 Maj 2024

Krasniqi u premtoi mbështetjen e aktiviteteve të grave deputete

Prishtinë, 14 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim Bordin e Grave Deputete, të kryesuar nga kryetarja e Bordit, Teuta Sahatqija.

Takimi zhvillohej  në kuadër të aktiviteteve  për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri nga ana e Grupit të Grave Deputete.

Teuta Sahaqija tha se edhe Bordi i ri ka plane ambicioze në ngritjen e punës së Parlamentit dhe në fushën e demokratizimit.

“Gjatë punës sonë do të jemi  grup i përkushtuar i deputeteve për të vepruar mbi interesat partiake drejt fuqizimit të rolit të gruas, por njëkohësisht do të jemi bashkë me të gjithë deputetët për të punuar e bashkëpunuar në detyrat më aktuale që na presin”, tha Sahatqija.

Gjatë bisedës anëtaret e Bordit theksuan se puna e mirë që është bërë në dy mandatet e kaluara nga Grupi i Deputeteve duhet të fuqizohet.

U vunë në pah angazhimet që po bëhen për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, në frymën e sensibilizimit nga aspekti gjinor, si dhe për përfaqësim më të denjë të grave deputete në trupat e Kuvendit,si: në Kryesi, në komisione, si dhe në grupet parlamentare.

Për të arritur këto plane deputetet kërkonin përkrahje edhe nga kryetari i Kuvendit, duke pohuar faktin se ai edhe deri tash ka përkrahur aktivitetet e grave deputete.

Për këtë Bordi i Grave Deputete e ftoi kryekuvendarin që të jetë anëtar i parë nderi i Grupit të Grave Deputete.

Kryekuvendari premtoi mbështetjen e aktiviteteve të grupi të grave deputete përtej përfaqësimeve politike, duke u zotuar se do të shikohen të gjitha mundësitë që gratë deputete të ndihmohen në të gjitha angazhimet e tyre.
 
Në këtë vështrim ai premtoi mbështetje edhe sa i përket sigurimit të hapësirës së punës, por edhe të shqyrtimit të mundësive për përkrahje materiale.

”Kontributi juaj është i rëndësishëm sidomos në dhënien e ideve gjatë ndryshimeve në procesin e zgjedhor, përkatësisht reformës zgjedhore,punë kjo që po bëhet nga ana e Komisionit për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Në këtë vështrim, në kuadër të përfaqësimit të gruas, duhet të angazhoheni edhe për ruajtjen e kuotës së 30 për qindëshit në përbërjen e Kuvendit”, theksoi kryekuvendari Krasniqi.

U vlerësua unanimisht se secila e drejtë e fituar duhet të ruhet e avancohet, e jo të reduktohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)