05 Maj 2024

Krasniqi, priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Almhofer

Prishtinë, 12 shtator - Ndonëse nuk janë arritur të gjitha objektivat e dëshirueshëm, sukseset e arritura nuk do të mund t’ë realizoheshin pa ndihmën e OSB-së

Bashkëpunimi dhe ndihma e OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Verner  Almhofer.

Duke i uruar suksese të reja në punën që e pret, Krasniqi e falënderoi ambasadorin Almhofer për ndihmën e deritashme. Gjatë takimit, kreu i Kuvendit po ashtu  vlerësoi: ”Ndonëse nuk janë arritur të gjitha objektivat e dëshirueshëm, sukseset e arritura nuk do të mund t’ë realizoheshin pa ndihmën e OSB-së”.

Në vijim, kryeparlamentari foli edhe për punën e Kuvendit, me theks të veçantë për angazhimin që është bërë në miratimin e ligjeve për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Duke e njoftuar për sfidat me të cilat aktualisht përballet Kuvendi, kryeparlamentari e njoftoi ambasadorin Almhofer me ecurinë e miratimit të Reformës Zgjedhore. Për këtë, ai tha se duhet vullnet më i madh politik. Duke shpresuar në anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në OSBE, Krasniqi shprehu bindjen se ambasadori  Almhofer, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën edhe nga pozicioni i ri që do të ketë në kuadër të Drejtoratit për Zgjerim të OSB-së.


Ambasadori i OSBE-së, Verner Almhofer, duke e falënderuar kryeparlamentarin për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, po ashtu e siguroi atë se bashkëpunimi dhe ndihma e OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen nga përfaqësuesi i ri i OSB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)