11 Maj 2024

Krasniqi përfundoi vizitën zyrtare në Estoni

Prishtinë, 12 qershor - Në Ditën e dytë të vizitës në Estoni, delegacioni parlamentar i Kosovës në krye me dr. Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u prit në takime të ndara nga kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip, ministri i Jashtë, Urmas Paet, nga dy nënkryetarët e Parlamentit, nga kryetari i Komisonit për Politikë të Jashtme, Marko Mihkelson,pastaj nga kryetari i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Taavi Rõivas, shefi i grupit parlamentar të IPU-s dhe nga kryetari i qytetit Haapsalu.

Z. Krasniqi i njoftoi mikpritësit për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova , për mbështetjen ndërkombëtare  dhe estoneze të saj, si dhe me sfidat e brendshme dhe të jashtme  me të cilat po përballet Kosova.

Ai falënderoi mikpritësit për mbështetjen e pakursyer që Estonia i ka dhënë e po i jep Kosovës në shumë fusha.

Duke shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, Krasniqi njëkohësisht kërkoi që këto marrëdhënie të thellohen dhe të zgjerohen edhe në lëmenjtë ekonomik,arsimorë dhe kulturorë.

Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip, shprehu krenarinë që vendi i tij është ndër të parët që njohu pavarësisë e Kosovës.

“Ne që gjithashtu e kthyem pavarësinë, kemi bërë reforma të thella dhe shpesh të dhimbshme, por që na janë shpërblyer. Reformat i kemi bërë në radhë të parë për veten tonë. Ne jemi për atë që eksperiencën tonë ta ndajmë me ju”, theksoi Ansip.

 Duke rikonfirmuar  miqësinë ndaj Kosovës, kryeministri në vijim tha :” Estoninë do të keni gjithnjë në mbështetje edhe në Komisionin  Evropian, që një ditë të jeni anëtare e barabartë e Bashkimit  Evropian”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Urmas Paet, rikonfirmoi qëndrimin zyrtar  të Estonisë  për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe në atë të liberalizimit të vizave.

“Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor Kosova ka mbetur i vetmi vend me liri të kufizuar . Është e domosdoshme që Bashkimi Evropian të trajtojë me urgjencë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Estonia  e ka përshëndetur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Paet.

Delegacioni parlamentar, i kryesuar nga kryekuvendari Krasniqi, në përbërje të të cilit ishin edhe nënkryetari  i Kuvendit, Sabri Hamiti dhe deputetet: Salihe Mustafa dhe Jasmina Zhivkoviq, sot përfundon vizitën në Estoni, ndërsa nesër kthehet në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)