17 Maj 2024

Krasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK

Prishtinë, 25 shtator - Kryeministri Thaçi ka gabuar me deklarimet e tij PRO bisedimeve politike. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Rubikon të KTV-së.

Ai, duke folur për situatën në partinë e tij, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga partia, nëse reformat nuk ndodhin.

Por, në ndërkohë edhe mund të kandidojë vetë për kreun e partisë. Gjithashtu, ka kërkuar edhe deklarim të Kryeministri Thaçi, pas skandaleve të Grandit dhe aferave të tjera të kabinetit të tij.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, e paralajmëron mundësinë e largimit nga partia e tij.

Njëherësh kryetari i Kuvendit, në emisionin e parë për këtë sezon të Rubikonit, ka thënë se ndryshimet në partinë e tij, sidomos në rritjen e demokracisë së brendshme, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e tij në parti.

Krasniqi ka thënë se në PDK, ka deputetë që janë me vota të vjedhura, e që kanë ardhur në parti, pa konsultime me kryesinë e partisë.

Në varësi të rrethanave, i pari i legjislativit, ka thënë se mund të jetë kandidat për pozitën e të parit të partisë.

Për aferën e “Grandit”, Krasniqi, ka thënë se shefi i qeverisë, duhet të thyej heshtjen dhe të flas për këtë punë, pasi që në kabinet, ka njerëz që sipas tij, janë marrë me krim të organizuar.

Edhe për procesin e privatizimit, duhet bërë një bilanc i deritanishëm, pasi nuk mund të shiten asetet e mbetura të Kosovës, me këtë klimë, ka shtuar Krasniqi.

Deklaratat pro dialogut politik nga kryeministri Thaçi, kryetari i Kuvendit, tha se janë të gabuara.
 
Krasniqi po ashtu ka thënë se pa një konsensus të plotë të Kuvendit dhe partive parlamentare askush nuk ka të drejt të pranojë bisedime politike me Serbinë.

“Dokumenti i Ahtisaarit është kompromisi më i madh i Kosovës karshi Serbisë, prandaj pa një debat dhe konsensus të gjerë në Kosovë nuk duhet hyrë në bisedime të reja dhe politike me Serbinë”, ka thënë Krasniqi, raporton OraInfo.

Krasniqi e ka kundërshtuar edhe deklaratën e përfaqësuese së lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila ka thënë se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të përgatiten për kompromise të renda. “Edhe deklaratë e padrejtë ajo çka ka thënë Ashtoni”, ka thënë Krasniqi.

“Thaçi dhe Jahaga duhet të bëjnë të qartë, që ajo që është arritur në Vjenë dhe në Kushtetutë nuk do të ndryshojë. Ata duhet të kthehen në Kosovë, duhet presidentja t’i thirrë paritë parlamentare për të biseduar me ato dhe për të arritur një konsensuse që çështja e bisedimeve me Serbinë të mos jetë barrë e vetëm një subjekti politik.\'

\"Duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës. Dhe vetëm atëherë të bisedohet me Serbinë, por pa këtë konsensus nuk i kisha sugjeruar askujt të bisedoj, përgjegjësia është e atyre që vendosin”, ka thënë ai.

Sa u përket deklaratave të kryeministrit Thaçi për gatishmërinë e Kosovës për dialog politik me Serbinë, Krasniqi ka thënë se kryeministri ka gabuar këtu.

“Nuk është dashur ta thotë këtë, ai nuk është mbret. Duhet të bisedohet me partitë parlamentare. Deri më tash kjo gjë nuk ka ndodhur, nuk ka ndodhur as në Partinë Demokratike”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari. 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)