17 Maj 2024

Krasniqi nesër niset në një vizitë zyrtare në Egjipt

Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit Sabri Hamiti dhe Enis Kervan, nesër, do të niset në një vizitë zyrtare në Republikën Arabe të Egjiptit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të qëndrojë në Kajro të Egjiptit, nga 18 deri më 21 shtator të këtij viti.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i kryesuar nga kryeparlamentari Krasniqi do të zhvillojë takime zyrtare me krerët më të lartë institucional dhe politik të vendit,si Ahmed Fahmy, kryetar i Këshillit Shura (Dhoma e Lartë – Këshilli Konsultativ), Muhamed Mahsub, ministër i Punëve të Këshillave Parlamentare të Egjiptit, si dhe me kryetarë të komisioneve dhe të partive të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)