10 Maj 2024

Krasniqi: Kosova pret njohje nga shtetet myslimane

Prishtinë, 2 maj - Kosova pret të njohje nga vendet myslimane në Afrikë dhe në Azi, përfshirë edhe vendet e prekura nga Pranvera Arabe, ka theksuar për mediat turke, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi javën e kaluar ishte në një vizitë në Turqi, ku kishte takime edhe me Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, si dhe Kryetarin e Parlamentit turk, Çemil Çiçek. Në një intervistë për ditoren turke Hurriyet Daily News, ai ka thënë se Turqia është një nga shtetet që i ka dhënë mbështetjen më të madhe Kosovës.

”Ne jemi duke biseduar me shtetet myslimane, si Pakistani, Indonezia dhe Bangladeshi; vendet afrikane dhe vendet që kanë kaluar nëpër Pranverë Arabe, si dhe me vendet e Amerikës së Jugut”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se Kosova ka marrë nga BE-ja premtimet për liberalizim e vizave.

Kryeparlamentari ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë zbutur ende, për shkak të rezistencës së palës serbe për të ndërtuar marrëdhënie me Kosovën.

Krasniqi ka theksuar gjithashtu se ka mundësi të mëdha dhe të reja në Kosovë për biznesmenët turq, dhe se Kosova pret që ata të bëjmë më shumë investime në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)