02 Maj 2024

Krasniqi kërkon transparencë rreth bisedimeve Kosovë- Serbi

Prishtinë, 21 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së legjislativit edhe një herë edhe një herë ka kërkuar transparencë rreth bisedimeve Kosovë- Serbi sipas te cilit legjislativi, zyrtarisht nuk e ka platformën e bisedimeve, e më këtë mungon edhe informimi.

Kryesia e ka mbështetur Rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri, për procedimin e Plani Kombëtar të shpërndarjes së spektrit radiofrekuencor, kurse ka vlerësuar se ky rekomandim, sikurse edhe ai i Komisionit për Punët të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë për procedimin e Propozim-vendimit
të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënëve Personale, i plotëson kushtet që të radhitet për miratim në seancën e Kuvendit.

Kryesia e ka mbështetur edhe rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Qarkores së parë të Ministrisë së Financave 2011/01, duke i rekomanduar kësaj ministrie që këto kërkesa t’i përfshijë në linjat buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2012.

Kryetari Krasniqi, ndryshe ka thënë se interpelanca e kryeministrit Thaçi, sipas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje është shtyrë për një kohë të pacaktuar, apo të paktën për javën e parë të muajit korrik. Kjo për arsye se sipas tij, një pjesë e madhe e qeverisë udhëton jashtë vendit, e gjithashtu edhe një pjesë e madhe e deputetëve do jenë jashtë Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)