15 Maj 2024

Krasniqi kërkon marrëveshje të re për presidentin

Prishtinë, 22 gusht - Qitja për votim në Kuvend e amendamenteve kushtetuese që i referohen ndryshimit të kompetencave të presidentit dhe mënyrës së re të zgjedhjes së tij, ka mbetur peng i një marrëveshjeje të re ndërmjet subjekteve politike, ka thënë të martën kryeparlamentari Jakup Krasniqi. 

Sipas gazetës Koha Ditore njëri nga skenarët parasheh që subjektet nënshkruese të marrëveshjes të gjejnë një zgjidhje të re.

Skenari i dytë parashihte që amendamentet të qiteshin për votim pa dakordimin paraprak të LDK-së dhe të LVV-së.

Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, është pozicionuar për këtë rrugë që duhet ndjekur, pavarësisht se LDK-ja ka mohuar çfarëdo takimi të mundshëm për këtë çështje.

“Për amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, natyrisht që duhet të ekzistojë një marrëveshje politike në mes aktorëve që e kanë bërë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e para në sesionin vjeshtor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)