17 Maj 2024

Krasniqi kërkoi dorëheqjen e Pacollit

Prishtinë, 17 shtator - Bazuar në zhvillimet e fundit rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeverisë në afera që dyshohen për korrupsion, deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, i bëri thirrje kryeministrit të vendit që të mendoj për ndryshime serioze në koalicionin qeverisës.

Ai kërkoi reformatim me mundësi të zgjerimit me partnerë të tjerë, por me kërkesën që PDK-ja të ruaj rolin udhëheqës.

Ai tha se do të ishte e moralshme që zv.kryeministri, Pacolli, i cili nuk e ka pasur guximin të bëjë denoncim të menjëhershëm në organet e drejtësisë për çështjet që janë ngritur, të jep dorëheqje dhe më këtë do të krijohen mundësi për rishikimin e koalicionit aktual qeverisës.

”Institucioni i moralit politik i cili duhet të funksionojë vazhdimisht, e sidomos me këto zhvillime, e kërkon dorëheqjen nga funksioni medoemos dhe në mënyrë të parevokueshme për të krijuar hapësirë institucionale veprimeve të drejtësisë. Goditje më të rëndë mbi imazhin e qeverisë nuk kemi pasur asnjëherë”, ka theksuar Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)