13 Maj 2024

Krasniqi ftohet në Kuvendin e Partisë Demokratike në Amerikë

Washington, 19 qershor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron, është pritur në një takim të ngrohtë e miqësor nga Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar, Ken Wollack.

Kryeparlamentari Krasniqi e falënderoi presidentin Wollack për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në zhvillimin e Kuvendit të Kosovës, të institucioneve kryesore politike, reformimin e procesit politik, si dhe ndihmën tjetër në gjithëpërfshirjen qytetare.

Kryetari Krasniqi falënderoi mikpritësit edhe për nismat e konkretizuara që kanë përmirësuar punën e Kuvendit me një pjesëmarrje të të gjitha kategorive përfaqësuese brenda tij.

Ai theksoi se programet afatgjate për mbështetje Kuvendit të Kosovës, të financuara nga USAID-i dhe të implementuara nga NDI-ja, gjatë 11 viteve të fundit kanë qenë shumë me rëndësi në zhvillimin e Kuvendit, si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend.  

Duke qenë i vetëdijshëm që Kuvendi ka rrugë të gjatë për të bërë dhe mbështetja e partnerëve është shumë e rëndësishme për të përshpejtuar këtë rrugëtim, Krasniqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së, dhe theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e vazhdimësisë në këtë drejtim.  

Presidenti i NDI-së, Wollack dhe bashkëpunëtorët e tij, e cilësuan punën e Kuvendit të Kosovës, një shembull të mirë në rajon dhe më gjerë.

Ata u zotuan për ndihmë dhe bashkëpunim të mëtejmë me Kuvendin e Kosovës.

Presidenti i NDI-së u interesua edhe për punën që është duke u bërë dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që edhe pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë Kosovës, ta bëjnë atë.

Wollack, në fund të takimit, në emër të kryetares së bordit të Institutit Demokratik Kombëtar, znj. Madeline Albright, ftoi kryeparlamentarin Krasniqi për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në Amerikë, në shtator të këtij viti, kur pritet edhe nominimi zyrtar nga kjo parti për presidentin e tashëm, Barack Obama, edhe për një mandat të ri katërvjeçar.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)