18 Maj 2024

Krasniqi: Dorëheqja e Kuçit, e nxituar

Prishtinë, 25 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar si të nxituar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas vendimit të Kuvendit për mos heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, nene këto që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarët dhe përgjegjësitë e tyre penale.

“Mendoj se këtu ka pasur një nxitim, sepse në fund të fundit te institucionet ka një ndarje. Parlamenti është institucion në vete dhe vendimet e tij janë vullnet i shumicës së deputetëve, kurse anëtarët e qeverisë do të duhej ta kishin përgjegjësinë për veprimet apo mos veprimet e qeverisë”, tha me këtë rast Krasniqi i cili ditën e votimit të Kodit Penal ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në fund të fundit Kodi ka ardhur nga Qeveria”, është shprehur Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)