29 Prill 2024

KQZ certifikon kandidatët për zgjedhjet në Ferizaj

Prishtinë, 5 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar kandidatët për Kryetar Komune për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që do të mbahen në komunën e Ferizajt, më 29 prill 2012.

Mirajdije Mavriqi, drejtoreshë e Zyrës së partive politike dhe certifikim, e informoi KQZ-në se, më 3 prill 2012, ZRPPC ka përfunduar procesimin e aplikacioneve për certifikim të tetë (8) subjekteve: gjashtë (6) parti politike, një (1) Iniciativë Qytetare dhe një (1) kandidat i pavarur.

Bazuar në procedurat ligjore, subjektet politike paraprakisht kanë paguar të gjitha gjobat që i janë shqiptuar nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa, KQZ-ja ose Zyra e Regjistrimit të Partive Politike.

Subjektet politik kanë parashtruar Formularin e certifikimit të kandidatit dhe formularin e publikimit financiar të kandidatit.

Po ashtu, është verifikuar kandidati në Listën e Votuesve në pajtueshmëri me nenin 29.1 të Ligjit nr. 03/L-073 dhe nenit 9 të Ligjit 03/L-072.

Zyra ka verifikuar dokumentacionin e dorëzuar nga këto subjekte dhe konstaton se, janë plotësuar të gjitha kushtet e lartpërmendura. KQZ-së i rekomandohet të certifikojë këto subjekte si dhe kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunës së Ferizajt, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e kanë verifikuar listën dhe i kanë certifikuar këta kandidatë: Naim Ferati (AAK), Ramadan Hasani (AKR), Ramadan Emini (LB), Adem Salihaj (LDK), Bujar Ademi (PD), Agim Aliu (PDK), Faton Topalli (VV), Rrahim Sadiku (kandidat i pavarur).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)