18 Maj 2024

Kosovës po i hapet mundësia e marrëdhënieve kontraktuale me BE

Prishtinë, 4 korrik - Ministria e Integrimit Europian sot organizoi takimin  me radhë të nivelit më të lartë politik me Kryetarët e Komunave ku u diskutua për procesin e Liberalizimit të Vizave.

Në hapjen e takimit, Ministrja Çitaku potencoi se pas një pune intensive Qeveria e Republikës së Kosovës në qershor të këtij viti pranoi udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave.

Kjo sipas saj është një punë e përbashkët e institucioneve të Kosovës ku niveli komunal ka pasur detyra të posaçme. Përmbushja e të cilave ka luajtur rol kyç në marrjen e këtij udhërrëfyesi.

Çitaku ka thënë se suksesi i shënuar në këtë proces do të tregoj se sa jemi ne të aftë të përballojmë, edhe proceset tjera drejt integrimit evropian duke pasur parasysh që liberalizimi i vizave është vetëm një pjesë e integrimit evropian.

"Në fokus të vëmendjes tonë gjithnjë duhet të jetë qytetarit ynë, i cili meriton një mirëqenie më të mirë, dhe lëvizje të lirë. Pas pranimit të udhërrëfyesit, institucionet tona janë të angazhuara në tri aspekte: aspekti institucional, përgatitja e raportit të gatishmërisë dhe përgatitja e planit për zbatimin e udhërrëfyesit.”

Ndërsa  Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka thënë së sot për herë të parë në historinë e vet, Kosovës po i hapet mundësia e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes Studimit te Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

"Kjo është dëshmi më e mirë se si “Perspektiva Evropiane” është duke u përkthyer në përfitime praktike për shtetin e Kosovës", ka theksuar ai.

Duke marr parasysh që procesi i integrimit është një proces afatgjatë që kërkon reforma të thella sipas tij është me rëndësi që të vazhdojmë të mbajmë kursin pozitiv të progresit.

Këto reforma ka thënë kryeministri Thaçi, marrin kuptimin më të plotë në nivelin lokal. Është  pikërisht në nivelin lokal ku Ligjet dhe Strategjitë japin efektet e tyre, dhe ku nga letër kalojm në veprime.

Në këtë drejtim në veçanti sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dialogu dhe bashkëpunimi i mirëfilltë duhet të vazhdoj.

"Më lejoni të ju informoj që të gjitha institucionet qendrore qeveritare kanë marr udhëzime të qarta, që dështimet dhe vonesat në përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave do të trajtohen me përgjegjësi. Qytetarët tani shikojnë në institucionet e shtetit për të shënuar progres të nevojshëm, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

Nga ana e tij, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Komunës së Shtimes Naimi Ismajli tha së është kontribut i përbashkët i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pushteti Lokal dhe atij Qendror  marrja e udhërrëfyesit , mirëpo do mundohemi që edhe detyrat që na dalin në vazhdim ti përfundojmë në afat të caktuar, si dhe më përpikëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)