29 Prill 2024

Kosova thellon bashkëpunimin me Baden- Württembergun

Prishtinë, 23 qershor - Një delegacion nga Landi Baden- Württemberg i Gjermanisë, i prirë nga Gjenerali i KFOR-it në Kosovë, Erhard Bühler, ka vizituar të enjten Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga Ministri Enver Hoxhaj.
 
Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë.
 
Ministri Hoxhaj ka informuar delegacionin gjerman për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, për reformat që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës dhe proceset kryesore më të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës në rrugën drejt forcimit të brendshëm të shtetësisë.
 
Hoxhaj ka informuar përfaqësuesit gjermanë edhe për aktivitetet diplomatike të Kosovës, duke veçuar përkushtimin e institucioneve të shtetit për avancimin e shpejtë në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke filluar nga realizimi i shpejtë i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe popullit të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që Republika Federale e Gjermanisë ka dhënë për Kosovën tash e sa dekada.
 
Hoxhaj, po ashtu, ka theksuar interesimin e shtetit tonë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm me Gjermaninë dhe Landet e saj, duke iu referuar faktit se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të shtetit të Kosovës.
 
Në anën tjetër, delegacioni nga Baden- Württembergu, i përbërë prej përfaqësuesish politikë të Landit, biznesmenë, mjekë dhe përfaqësues të shërbyesve civilë të Administratës së Landit kanë siguruar Ministrin Hoxhaj se do të angazhohen për prezantimin e një imazh real të Kosovës në Gjermani.
 
Ata kanë paralajmëruar angazhim të fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit mes këtij Landi shumë të rëndësishëm të Republikës Federale të Gjermanisë me Republikën e Kosovës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)