29 Prill 2024

Kosova shënon 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Prishtinë, 9 prill - Më 9 prill të këtij viti bëhen 15 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë.

"Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane", tha presidentja Osmani.
 
Ajo ka shtuar se është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t'i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.
 
"Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t'i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë", theksoi në fund presidentja Osmani.

Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në dokumentin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, sipas së cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)