Kosova shembull për pozitën kushtetuese e ligjore të pakicave

Prishtinë, 11 korrik - Kosova është shembull për vendet e rajonit për pozitën kushtetuese dhe ligjore që kanë komunitetet pakicë, kështu u tha në konferencën Pozita Kushtetuese dhe Ligjore e Pakicave në Regjion dhe roli i saj në perspektivën Evropiane-Aspekte Krahasuese, e organizuar nga Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP) në bashkëpunim me Shoqatën e Malazezëve të Kosovës dhe e mbështetur nga FES Prishtina.
Në këtë konferencë në të cilin po marrin pjesë ministra, deputetë, profesorë universitar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, përveç sesionit të parë ku u diskutua për pozitën kushtetuese dhe ligjore të pakicave në Republikën e Kosovës, do të diskutohet edhe për pozitën kushtetuese dhe ligjore të pakicave në Republikën e Maqedonisë dhe në atë të Malit të Zi.
Qëllimi i kësaj konferencë është përpjekja për gjetjen e zgjidhjeve funksionale dhe kushtetuese të pozitës së pakicave kombëtare, për një rrugë sa më të lehtë të shteteve të regjionit, drejtë Bashkimit Evropian.